Gjuajtja me armë në Dardani: Plagoset një person, Policia identifikon të dyshuarin

IndeksOnline më parë ka raportuar për disa të shtëna me arë zjarri në lagjen “Dardania’ në Prishtinë’.
Nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë konfirmuar se një person është plagosur.
Ndërkohë, thonë se është identifikuar një i dyshuar, të cilin po e kërkon Policia.
‘Sot rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një plagosje me arme zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është pjagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, thuhet në përgjigjen e PK-së./IndeksOnline/