75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / k.v

Gjuajtja me armë në drejtim të lokalit në Fushë Kosovë, policia jep detaje (Video)

IndeksOnline të martën mbrëma ka raportuar për gjuajtje me armë në drejtim të një lokali në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Lexuesit kishin dërguar pamje në redaksinë e IndeksOnline ku shihej një person i panjohur teksa gjuan me armë dhe ikë nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh jep detaje përkitazi me këtë rast që sipas prokurorit është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës.

“Raportohet se në një lokal është vërejtur një xham i thyer dhe një gëzhojë të fishekut. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur e sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve dhe dy predha kalibër të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin, që është raportuar të martën në orën 02 e 24 minuta, është informuar prokurori i rastit, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar ngjarjen./IndeksOnline/