75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / k.v

Gjuajtja me armë në drejtim të veturës, arrestohet i dyshuari pas gjashtë muajve

Me 3 gusht të vitit të kaluar, në Sankoc të Drenasit kishte pasur të shtëna armësh.

Njësitë policore kishin pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri ku sipas ankuesit, gjersa ai ishte në lëvizje me veturën e tij, nga një veturë në lëvizje person-a të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore, në një pyll kishin gjetur një veturë të braktisur dhe në afërsi të saj një armë artizanale.

Gjashtë muaj pas këtij rasti, policia të enjten ka arrestuar një person të dyshuar, raporton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Hetimet ende po vazhdojnë./IndeksOnline/