Gjuajtja me armë në Drenas ndodhi në tubimin e VV-së, shoqërohen dy persona në Polici

IndeksOnline para pak minutash raportoi se dy persona janë shoqëruar në stacion policor pasi gjuajtën me armë zjarri në Gllanasellë të Drenasit.
IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për gjuajtje me armë zjarri në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Gllanasellë, me ç’rast u sekuestruan një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për IndeksOnline tha se , policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar.
“Rreth orës 21:00, kemi marrë informatën se në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë.
Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetë dhe sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë.
Në stacion policor janë shoqëruar dy persona dhe aktualisht hetuesit policor të Drenasit, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo./IndeksOnline/