10:23 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shkëmbim armësh, në Gjilan, arrestohen 4 persona, kapen edhe pistoleta e fishekë

Në Gjilan mbrëmë kanë krisur plumbat. Të shtëna armësh janë dëgjuar afër një qendre fitnesi. Policia ka arritur që të arrestojë katër persona të përfshirë në këtë incident.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar 13 gëzhoja fishekësh të dy llojeve kalibrash, shkruan Indeksonline.

Nga dy prej personave të dyshuar janë konfiskuar dy pistoleta dhe një fishek të cilat dyshohet se ishin përdorur me këtë rast.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/