Gjuajtja me armë në Pejë/ Dyshohet se cak ishte një polic

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në Pejë.
Burime të IndeksOnline pohuan se të shtënat u dëgjuan pranë stacionit policor të qytetit.
Sipas të njëjtave burime, cak i të shtënave ishte një zyrtar policor.
Ndaj të njëjtit polic raportohet të jetë gjuajtur edhe më herët me armë, nga po i njëjti person i dyshuar, me inicialet E.M.
IndeksOnline ka kontaktuar drejtorinë rajonale të policisë në Pejë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth rastit.