Gjuajtja me armë në Prishtinë/ I lënduari i shtrirë në rrugë

IndeksOnline raportoi në vazhdimësi për një gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore.
Ndërkohë, IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku i lënduari gjendet ende i shtrirë në rrugë.
Mirëpo, pjesëtarët e Policisë i kanë ndihmuar gjersa ka arritur autoambulanca në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari 33 vjeçar i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Ndërsa, njësiti policor po merret me hetimin e rastit./IndeksOnline/