75 Mall Live Search
14:45 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / OSH

Gjuajtja me armë në tregun e Mitrovicës/ Hoxhë Latifi pajton familjen e të plagosurit dhe dorasit

Muajin e kaluar në tregun e Mitrovicës pati gjuajtje me armë në tregun e pemëve dhe perimeve, ku një person mbeti i vrarë dhe një kalimtar i rastit mbeti i plagosur.

Gjuatja me armë në Mitrovicë: Dy të plagosur! - Indeksonline.net

Sot, Hoxhë Latifi ka pajtuar familjen e të plagosurit, Abdullahu me familjen e dorasit, Asllani, transmeotn Indeksonline.

Njoftimin i hoxhës Fatmir Latifi:

Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve:

Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagesën: Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës.

Me respekt hoxha Fatmir!

/Indeksonline/