75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / S Z

Gjuajtja me armë zjarri në Pejë, policia jep detaje

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e  sotme, në rrugën “Bill Clinton”, në afërsi të Spitalit të verbërve në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës  Fadil Gashi, ka thënë për Indeksonline se një zyrtar policor derisa ishte duke ecur, ka parë gëzhoja dhe njolla të gjakut dhe se ka lajmëruar policinë, të cilët menjeherë  kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin.  

“Rreth ores 14: 52 minuta një zyrtar policor i cili derisa ishte duke ecur në rrugën “Bill Clinton” në afërsi të Spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Zyrtari policor menjeherë ka njoftuar policinë dhe në vend ngajrje kanë dalë njesitet policore, të cilët janë duke u marrë me rastin. Tani për tani kemi vetëm këto të dhëna dhe se po merremi me rastin”, ka thënë Gashi./Indeksonline/