75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / k.v

Gjuajtje me armë afër njësisë së policisë në Zveçan

Pak metra larg vendit ku ishte vendosur një njësi e Policisë së Kosovës në Zveçan, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, raporton IndeksOnline.

“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes,  ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./IndeksOnline/