75 Mall Live Search
22:07 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur në rrugën ‘’Nënë Tereza’’, Fushë Kosovë, sot rreth orës 20:00.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, transmeton IndeksOnline.

Aktualisht hetuesit policor kanë  nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./IndeksOnline/