75 Mall Live Search
18:51 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë në Gjermani, arrestohet një person!

Në qytetin e Gjermanisë, Koln ka pasur gjuajtje me armë, të premten pasdite. Ky rast ka ndodhur në stacionin “Breslauer Platz”.

Sipas raportit të policisë së Koln, ata që gjuajtën me armë, u larguan me vetura të zeza nga vendi i ngjarjes, transmeton Indeksonline.

Një person është arrestuar deri më tani. Policia është në ndjekje të një mashkulli dhe një femre.

Deri më tani nuk është raportuar për asnjë të lënduar./Indeksonline/