75 Mall Live Search
21:54 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / FR

Gjuajtje me armë në ‘Kodrën e Trimave’, policia në vendin e ngjarjes (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Kodra e Trimave”.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në vendin e ngjarjes vërehet forcat e Policisë të Kosovës ku kanë rrethuar me shirit një pjesë.

Ende nuk është bërë e ditur se a ka pasur persona të lënduar.

Indeksonline ka kontaktuar policinë, por deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/