09:40 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / k.v

Gjuajtje me armë në Korroticë të Lartë, gomat e automjetit i bëhen ‘shoshë’ një shoferi

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e së martës në fshatin Korroticë e Lartë të Drenasit.

Një personi i janë dëmtuar dy gomat e automjetit të tij derisa ishte në lëvizje.

Viktima menjëherë ka njoftuar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimeve brenda njërës gomë është gjetur një predhë e armës.

Policia është duke e hetuar rastin i cili me urdhër të prokurorit është hapur “përdorim i armës”.

Deri më tani nuk është njoftuar për identifikimin apo kapjen e kryesit të kësaj vepre./IndeksOnline