75 Mall Live Search
16:43 / E Martë, 12 Prill 2022 / OSH

Gjuajtje me armë në një metro në Brooklyn – të paktën 13 persona të plagosur

Pesë persona u qëlluan të martën në mëngjes në një stacion metroje në Brooklyn, Nju Jork, sipas mediave të huaja.

Por, raportimet ndryshuan pasi të paktën 13 persona ishin dërguar në spitalet lokale deri në orën 9:45 të mëngjesit, sipas zyrtarëve në vendngjarje, shkruan Aljazeera.

Personeli i zjarrfikësve duke iu përgjigjur raporteve për tymin në stacionin e “36th Street” në lagjen “Sunset Park” gjeti shumë njerëz të qëlluar, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut.

Policia ishte në kërkim të një të dyshuari, i përshkruar si një burrë i zi i veshur me një jelek portokalli ndërtimi dhe një maskë gazi.

Qindra oficerë policie ishin në vendngjarje, tha ai, duke kërkuar “në mënyrë aktive” për sulmuesin.

Një foto nga vendi i ngjarjes tregonte njerëz që kujdeseshin për të plagosurit e shtrirë në dyshemenë e stacionit, kujdes pamje të rënda: