75 Mall Live Search
22:22 / E Martë, 04 Qershor 2024 / Gj. Sh

Gjuajtje me armë në një shisha-bar në Podujevë

Para pak çasteve në Podujevë ka ndodhur një përleshje e që ka rezultuar deri në gjuajtje me armë.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se ngjarja ka ndodhur në një shisha-bar të qytetit.

Konflikti kishte filluar mbrëmjen e djeshme e që kishte vazhduar edhe sot.

Menjëherë pas incidentit policia ka dalë në vendngjarje.

IndeksOnline do të ju mbajë të informuar. /IndeksOnline/