22:57 / E Martë, 28 Qershor 2022 / OSH

Gjuajtje me armë në Pejë, lëndohen dy persona – njëri dërgohet në QKUK

Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Kryshec të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi për IndeksOnline ka thënë se gjatë një përlesheje dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Sipas tij, njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Sot rreth ores 20:55 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës. Gjatë asaj përleshje është përdorur arma e zjarrit, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës, ndërkaq pastaj njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, u shpreh Gashi.

Ai tutje tha se është arrestuar një person i dyshuar për rastin, si dhe është konfiskuar arma me të cilën është shtënë.

Bëhet e ditur se të gjitha njësitet Policore janë në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/