Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia gjen 4 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Është raportuar se persona të pa njohur kanë shtënë disa herë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23 e 20 minuta në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./IndeksOnline/