75 Mall Live Search
23:53 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / H F

Gjuajtje me armë në Prizren, dy persona ishin cak i sulmit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit, ku janë shkrepur plumba në drejtim të dy personave.

Sipas burimeve të IndeksOnline, i dyshuari për këtë rast është pronar i restorantit “Qingji”.

Ende nuk dihen motivet e incidentit, ndërsa nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.

Rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet e hetuesisë.