23:45 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Gjuajtje me armë në rrugën “Muharrem Fejza”, dyshohet se ka të plagosur

Një patrullë e Policisë së Kosovës është parë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, tek lagjja e Spitalit.

Siç mëson Indeksonline, ka pasur gjuajtje me armë dhe si pasojë e kësaj dyshohet se ka të plagosur.

Autoambulanca po ashtu është shfaqur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me këtë rast Indeksonline do të ju mbaj të informuar.