75 Mall Live Search
14:47 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / k.v

Gjuajtje me armë në Skivjan, arrestohet një 63-vjeçar

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur të dielën në Skivjan të Gjakovës.
Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar viktimën i cili kishte deklaruar se derisa kishte shkuar tek një pus i ujit për të marrë ujë, për të ujitur tokën, i dyshuari me inicialet H.Gj., (1958) ju kishte drejtuar atij duke i thënë: ti nuk ki drejtë që të marrësh ujë nga ky pus dhe ik largohu nga këtu.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se i dyshuari më pas kishte vrapuar për në shtëpi duke marrë një armë zjarri dhe pasi i ishte afruar viktimës kishte shkrepur në ajër dy fishekë duke kërkuar sërish nga ai që të largohet nga aty.

Aty afër kishte qëlluar dëshmitari, djali i të dyshuarit dhe pasi ka vërejtur situatën e cila kishte eskaluar, kishte ndërhyrë dhe ja kishte marrë armën babait dhe më pas ishin larguar në drejtim të shtëpisë se tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur armën dhe 5 fishekë nga e cila dyshohet të jetë shtënë si dhe një gëzhojë.

Arma është konfiskuar kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./IndeksOnline/