75 Mall Live Search
23:39 / E Hënë, 29 Mars 2021 / OSH

Gjuajtje me armë në Vushtrri, mbetet i plagosur një 22 vjeçar

Foto Ilustrim

Sonte në qytetin e Vushtrri, saktësisht në rrugën “Ukshin Kovaqica” ka pasur të shtëna me armë.

Si pasojë e këtyre të shtënave, një 22 vjeçar është plagosur në këmbë. Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 21:30 në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

“Lidhur me rastin është arresruar një person i dyshuar nga i cili është sekustruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/