75 Mall Live Search
22:43 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë nga dy vetura në lëvizje, në Prishtinë

Disa persona janë gjuajtur sonte me armë zjarri në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, për IndeksOnline ka thënë se gjuajtjet erdhën nga dy persona që ishin në dy vetura në lëvizje.

“Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.