75 Mall Live Search
09:46 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë zjarri në Bërnicë të Prishtinës, flasin dëshmitarët

Një gjuajtje me armë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Dy dëshmitarë kanë treguar se deri sa ishin në oborr të shkollës, kanë parë dy meshkuj të panjohur duke u konfrontuar, shkruhet në Raportin e Policisë, transmeton Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, një nga të dyshuarit, deri sa po largohej, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë dal njësitet relevante policore, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/