Gjuajtje me armë zjarri në Gjilan, një i vdekur e një i plagosur

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një incident me armë zjarri në lagjen Arbëria të Gjilanit.
Si pasojë e kësaj, një person ka vdekur kurse një është plagosur.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga nënkolonel Remzi Azemi.
Ai tha se ekipet policore, forenzika e prokuroria i janë përgjigjur rastit.
“Tani jemi në fazën e hetimit për të parë se çfarë ka ndodhur, dhe cilët janë të involvuar në këtë rast“, tha ai./Indeksonline/