Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, vetura ikën nga vendi i ngjarjes

Sonte në Rrugën B në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa dyshohet se ky veprim i autorit/autorëve është bërë nga një veturë e cila nuk është parë më në vendngjarje.
Në pamje shihet zona e rrethuar me shirita të policisë, ndërsa hetimet kanë misur.
IndeksOnline është në pritje të përgjigjeve të policisë në lidhje me rastin në fjalë.

