75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / AR

Gjuajtje me armë zjarri në Vranjevc

Ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, që ndryshe njihet si Vranjevc.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, ndërsa Policia po punon për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve.

“Rreth orës 14:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, u shpreh Ahmeti./Indeksonline/