13:18 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjuan me armë midis Peje, arrestohet personi i moshuar që dyshohej se po vetvritej

Një person ka ngritur dyshimet tek qytetarët se mund të vetvritet mesditën e sotme në Pejë. Burime të Indeksonline mësojnë se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, të cilët kanë arritur që të ndërhyjnë ndaj personit i cili mbante armë në duar.

Indeksonline mëson se personi i arrestuar ( i lindur me 1941) ka gjuajtur me armë në ajër, por që fal ndërhyrjes efektive të Policisë, është arrestuar.

I njëjti është dërguar në spitalin e Pejës më pas me gërvishje të lehta.

Në vendin e ngjarjes ka mbetur arma me të cilën është tentuar “vetvrasja”.

Nuk dihen ende arsyet dhe motivet që kanë sjellur deri tek ky akt. /Indeksonline/

Pamje: