10:57 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gjuan me armë në aheng, arrestohet një person në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kamenicë.

Policia ka njoftuar se i dyshuar ka shtënë me armë në ajër gjatë një ahengu familjar.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole M57 dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62mm.

 Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/