Shtie me armë në dasmë, intervenon policia

Një person nga fshati Gjonaj i Prizrenit, gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole, gjashtëmbëdhjetë fishekë, dy karikatorë dhe dy gëzhoja.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti në procedurë të rregullt./IndeksOnline/