75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shtiu me armë në mesnatë, e denoncon komshiu në polici, në Shtime

Një person ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij, në Shtime ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, shkruan Indeksonline.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës së gjuetisë, shkruan Indeksonline.

“Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja të armës së gjuetisë. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull shqiptar është paraqitur në stacionin policor dhe ka dorëzuar armën me të cilën kishte shtënë dy herë në ajër. Arma është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt”./Indeksonline/