75 Mall Live Search
16:22 / E Premte, 09 Korrik 2021 / A. M.

Gjuan me armë veturën në Mitrovicë, policia në vendin e ngjarjes!

Raportohet se pasditen e sotme, në rrugën Mbreteresha Teutë, Mitrovice e Jugut  është raportuar rreth një rasti të “Shkaktim të rrezikut te përgjithshëm.

Indeksonline mëson se një person është ankuar dhe ka raportuar në Polici se nga një plumb qorr i është dëmtuar xhami i perparem i automjetit me (targa vendore).

Mësohet se vetura ka qenë e parkuar afër vendbanimit te ankuesit.

Vlen të theksohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e hetimeve, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë që dyshohet të jetë e revolës.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime./Indeksonline/