75 Mall Live Search
10:04 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjuan me armë zjarri në Prizren, pastaj largohet

Mbrëmë në Prizren raportohet se një mashkull kosovar në oborrin e dy viktimave meshkuj kosovarë dyshohet se kishte gjuajtur me armë zjarri e më pas ishte larguar.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi.

 Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as nuk është hasur i dyshuari. Rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/