75 Mall Live Search
11:09 / E Martë, 25 Korrik 2023 / S Z

Gjuan me armë zjarri pas një konflikti verbal, arrestohet 67 vjeçari në Gjilan

Një person i moshës 67 vjeçare  është arrestuar në Gjilan, pasi që kishte shtënë me armë zjarri, pas një konflikti verbal që kishte me një person tjetër.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 24.07.2023, rreth orës 16:00 ka pranuar informacion se në fshatin Goshicë pas një konflikti verbal në mes të viktimës B.B. (viti I lindjes 1960, mashkull kosovar shqiptar) dhe të dyshuarit N.M. (viti i lindjes 1956, mashkull kosovar shqiptar), dyshohet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri revole në drejtim të pa përcaktuar nga të cilat të shtëna askush nuk është lënduar. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit, nga i cili është konfiskuar një  armë e kalibrit 7.65 mm, një  karikator, pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një  predhë dhe një  gëzhojë si provë materiale për gjykatën”, thuhet në njoftim.

 Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti është dërguar prokurorin e shtetit.