75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjueti balenash në Ishujt Faroe, skuqet deti, afrohen turistët

Një grup peshkatarësh në Ishujt Faroe kanë vrarë 23 balena si pjesë e një tradite qindra vjeçare.

Gjuetia e balenave bëhet në mënyrë që banorët e zonës të ushqehen përgjatë dimrit, por afron edhe shumë turistë.

Pamjet që shikoni vijnë nga bregu i Hvalvikut, një fshat në ishullin Streymoy.

Por, një përfaqësues i shoqatave për mbrojtjen e kafshëve kritikoi jo vetëm traditën, por edhe aspektin social të saj: “Ka shumë banorë të zonës dhe turistë që mblidhen për të parë këtë spektakël të tmerrshëm. Sheh prindër që qeshin dhe fëmijë që luajnë në plazhin ku bëhen vrasjet”.