75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / mp

Gjuha e ashpër e Kurtit për dialogun, flet Shkëlzen Maliqi

“Dialogu po has në gozhda obstruktive, tani jo më në aspektin e përmbajtjes së marrëveshjes, e cila konsiderohet e dakorduar nga takimi i Ohrit, po tash rreth konceptit dhe hapave të realizimit”.

Kështu thotë për “Indekonline” publicisti i njohur Shkëlzen Maliqi.

Sipas tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Bruksel më 14 shtator refuzoj planin e ndërmjetësuesve, duke insistuar se marrëveshja duhet të realizohet si tërësi dhe jo me sekuenca.

“Argumenti tingëllon pak si sofizëm dhe stërhollim sepse nuk kuptohet se mund të realizohen përnjëherë të gjitha marrëveshjet, por duhet për të gjitha të ketë proces në hapa të implementimit.

Kurtit si duket i ka penguar vetë renditja e pikave, pse është në krye të listës AKS, edhe pse aty parashihet procesi, hedhja e hapave të parë, paralelisht me masat tjera”, tha Maliqi.

Sipas tij, bllokada bazohet në mungesën e mirëbesimit, për çka Kurti tash akuzon ndërmjetësuesit si proserb.

“Si duket BE dhe SHBA tani do të  mbajë strukturën  strategjike si me vazhdu tutje seose nuk po shkon me kohë sipas planeve…

Çka do të vendosin BE dhe ShBA nuk e di, ndoshta gjejnë masa shtrnguese ose forma tjetera kompromisi”, tha Maliqi.

Ndërsa ka shtuar se aktualisht nuk ëhstë aktuale Qeveria teknike por që kjo Qeveri duhet të dorëhiqet por sipas tij Kurti spo jepo shenja të tërheqjes.

Ndryshe, Kurti sot, ka akuzuar në një konferencë për media ndërmjetësin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Sipas Kurtit, Lajçak e kishte dizajnuar një skenar kundër Kosovës në takimin e 14 shtatorit.

“Në takimin ku ishte edhe presidenti Vuçiq, u ekspozova përball një skenari, ku duket se z.Lajcak e kishte dizajnuar kohë më parë.”, u shpreh ai.

Tutje, Kurti u shpreh se kur e përmendi propozimin e tij, tha se Vuçiq e Lajçak kishin të njëjtin mendim. /Indeksonline/