Gjuha e ulët e asambleistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, fjalor banal e racist në koment publik!

Asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci ka shfaqur gjuhë të ulët në një koment publik.
I indinjuar me vendimin që Prishtina mos t’i luaj ndeshjet e tetorit në “Fadil Vokrri”, Mujeci i VV-së ka përdorur shprehje banale dhe raciste në një koment publik.
Ndër të tjera, ai përmend fjalën raciste “maxhup”, ndërsa shanë edhe stemën e FFK-së./Indeksonline/
