75 Mall Live Search
18:34 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjuha sllave pritet ta shkarkojë Niko Kovaqin nga Bayern Munchen!

Niko Kovaq mund të shkarkohet së shpejti nga stoli i Bayern Munchen. Trajneri kroat nuk e di se çka është fitorja në tre përballjet e fundit, dhe këtë situatë Bayern nuk do ta durojë gjatë.

Por, mes lojtarëve dhe trajnerit ka lindur një problem e ri. Kovaq nuk komunikon me skuadrën në gjuhën gjermane, duke preferuar atë kroate.

Këtë gjuhë e përdorë vazhdimisht me asistentin, vëllaun e tij Robert Kovaq, drejtorin sportiv Salihamigjiq dhe trajnerin e portierëve, Toni Tapaloviq.

Lojtarët e kanë humbur durimin ndaj kësaj gjuhe dhe siç duket nuk po japin maksimumin deri në shkarkimin e Kovaq./Indeksonline/