11:20 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shkëmbim armësh midis pronarit të shtëpisë dhe 2 të dyshuarve për vjedhje

Policia e Pejës njofton se një person ka raportuar se te shtëpia e tij ka hasur në një person të panjohur, më saktë afër dritares së shtëpisë, i cili me të vërejtur pronarin largohet nga vendi i ngjarjes.

Ankuesi vrapon pas të dyshuarit, mirëpo i dyshuari nuk ndalet por drejton pistoletën, duke shtënë në drejtim të viktimës, i cili nuk ka pësuar lëndime.

 Po ai i përgjigjet duke shtënë në drejtim të personit të dyshuar, por nuk raportohet për  të lënduar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente policore dhe prokurori.