20:10 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Gjukanoviq: Mazhoranca të votojë urgjent për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të tregojë nëse kam shkelur Kushtetutën

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i bëri thirrje shumicës parlamentare që të votojë urgjentisht për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë të tregojnë nëse ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Siç theksoi ai, nëse nuk e bëjnë këtë, do të tregohet se janë vetëm manipulues, në të njëjtin rreth të politikës të kolegëve të tyre partnerë të koalicionit.

Deputetët e shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, më 23 shtator, procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviq.

Kjo nismë i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq./Indeksonline/