Gjukanoviq propozon Abazoviqin për mandatar, por s’merr pjesë në seancë

Dritan Abazoviq është propozuar për kryeministër nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, por ai nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme ku do të votohet qeveria e re.
Mandatari Dritan Abazoviq, në seancën e Kuvendit, paraqiti ekspozenë e programit të qeverisë që synon ta udhëheqë për të cilën tha se do të bazohet në dy shtylla kryesore – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme si në të kaluarën.