Gjukanoviq sjell pamjet nga takimi me Vjosa Osmanin, tregon çfarë diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Slloveni me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar ky i fundit
Gjukanoviq shkroi në Twitter se me Osmanin diskutuan për çështjet bilaterale dhe situatën në rajon.
“Bisedë me presidenten Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe zhvillimin e situatës në rajon. Mali i Zi dhe Kosova janë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit”, shkruan presidenti malazez.