07:38 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjumë të mirë për një jetë të shëndetshme

Sot shënohet Dita Botërore e Gjumit e cila shërben për ndërgjegjësimin për një gjumë të mirë, si një nga faktorët kyç për një jetë të shëndetshme.

Kjo ditë u krijua nga Shoqëria Botërore e Gjumit dhe Komiteti Botëror i Gjumit, pikërisht për të kundërshtuar ata persona të cilët thoshin se gjumi nuk është aq i rëndësishëm për njeriun.

Tashmë studime të shumta mbështesin faktin se një gjumë i mirë ndihmon për një jetë më të mirë dhe për të parandaluar shumë sëmundje.

Çrregullimi i gjumit thuhet të jetë një nga sëmundjet e “njeriut të kohëve moderne” që vjen si pasojë e stresit dhe dinamikës së jetesës.

Studiuesit japin shumë këshilla për një gjumë të mirë, ndërsa më kryesoret është se para se të shkojmë për të fjetur, mund të jetë më mirë të lexojmë diçka çlodhëse, të dëgjojmë muzikë të qetë ose të bëjmë një dush të ngrohtë.