19:54 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / LB

Gjumi i dobët ndikon për të keq në seks

Gjumi mund të ndihmojë në rritjen e kënaqësisë në jetën tuaj seksuale, sipas një eksperti.

Thuhet se marrëdhënia midis seksit dhe gjumit shpesh mund të ‘neglizhohet’ dhe hulumtimet tregojnë se gjumi mund të ndihmojë për një jetë seksuale shumë më të mirë.

Fjetja sa një orë më shumë çdo natë e bën një person 14 për qind më shumë gjasa të përfshihet në seks.

Phil Lawlor, ekspert i gjumit, punon për të analizuar marrëdhënien midis seksit dhe gjumit. Ai tha se cilësia e dobët e gjumit mund të pengojë epshin e një personi në disa mënyra.

Mund të përkeqësojë problemet e shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi, gjë që rrit nivelet e kortizolit (hormoni kryesor i stresit të trupit tuaj) dhe redukton dëshirën seksuale.

Gjumi i dobët gjithashtu mund të çojë në probleme emocionale dhe të marrëdhënieve që mund të pengojnë shëndetin seksual dhe mund të bëjnë më të mundshëm konfliktin me partnerin.

Mungesa e gjumit mund të rrisë poashtu rrezikun e sjelljeve seksuale që mund të çojnë në infeksione seksualisht të transmetueshme ose shtatzëni të paplanifikuar. Mungesa e gjumit gjithashtu ndikon në uljen e niveleve të testosteronit, shkruan DailyStar.