Gjuriç u bën thirrje serbëve për të votuar: Mos ta lëmë Prishtinën të udhëheq institucionet

Ambasadori i Serbisë në Uashington ish-Drejtori i Zyrës së Ashtuquajtur për Kosovën, Marko Gjuriç, u bëri thirrje të gjithë serbëve që të shkojnë sot në votim.
Ai u shpreh se serbët duhet t’i japin një mësim të mirë Prishtinës, raporton Indeksonline.
“Besoj se njerëzit në Kosovë e dinë shumë mirë se pse është e rëndësisë jetësore për ta që t’i kenë gjërat në duar, edhe për situatën në terren edhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë”, deklaroi ai.
Po ashtu ai u bëri thirrje “të mos e lejoni Prishtinën tua marrë institucionet që duhet t’u shërbejnë qytetarëve”./Indeksonline/