16:22 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjuriq i reagon Hotit: Provokimet e tij s’duhet të mbesin pa përgjigje nga BE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit së Kosovës, Avdullah Hotit i cili kishte thënë se Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është një temë e mbyllur.

Gjuriq tha se vrazhdësia e Hotit nuk ka kufij. Siç theksoi ai, Hoti tallet me Bashkimin Evropian dhe me Beogradin në baza ditore, duke deklaruar se tema e Asosiacionit është e mbyllur për të, shkruan b92, transmeton Indeksonline.

“Megjithëse Hoti nuk është aq arrogat në Bruksel, ku ai është zakonisht më i frikësuar, provokimet e tij nuk duhet të mbesin pa përgjigje nga Bashkimi Evropian”, tha Gjuriq.

Marko Gjuriq tha se për shtatë vjet e gjysmë, Kosovë ka refuzuar të mundësojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Asociacioni është detyrim i Kosovës, dhe derisa të formohet më të gjitha kompetencat e rëna dakord, është e pamundur të imagjinohet ndonjë përparim thelbësor në dialog”, përfundoi ai./Indeksonline/