07:37 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjuriq: Lista Serbe nuk është vetëm parti, por projekt shtetëror

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq iu ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të dalin në zgjedhje lokale më 22 tetor dhe të votojnë Listën Serbe.

Gjuriq i ka thënë RTS-së, se është shumë e rëndësishme që serbët në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe duke theksuar se kjo nuk është vetëm parti por projekt shtetëror.

“Jam i bindur se qytetarët e Kosovës nuk do të mbështesin politikën e Oliver Ivanoviqit pasi nuk solli asgjë të mirë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Një ditë më parë, Gjuriq u caktua kryetar i Grupit Punues për Dialogun e Brendshëm për Kosovën i cili do t’i përfshijë të gjitha ministritë.

Sipas tij, faza e dytë e dialogut duhet të filloj shumë shpejt.