18:28 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjuriq u soll nën pranga në Prishtinë (VIDEO/FOTO)

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi hyri ilegalisht në territorin e Kosovës.

Pas refuzimit të lejes për të qëndruar në Kosovë, Gjuriq kishte zgjedhur një mënyrë tjetër për t’u futur në Mitrovicën e veriut.

Por pas arrestimit të tij, Policia e solli atë në stacionin Qendra në Prishtinë ku qëndroj vetëm pak minuta për të vazhduar për në Merdare.

Ndër të tjerash duhet përkujtuar që Gjuriq dhe disa ministrave të tjerë i është refuzuar leja e qëndrimit në Kosovë nga Ministria e Punëve të Jashtme, apo saktësisht Ministri Behgjet Pacolli.

Ndryshe qytetarët serb në Mitrovicë zgjodhën disa forma për të kundërshtuar arrestimin e tij kështu duke u mbledhur bashkë në pjesë të ndryshme të veriut./Indeksonline/