14:21 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / A. M.

Gjuriq publikon fotografi duke shëtitur me Escobarin në Washington

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, ka publikuar në Twitter një fotografi të shetisë së tij në Washington me zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar. Gjuriq, shkroi se kohën e lirë e kaloi me zyrtarin e lartë amerikan.“Ndryshe nga moti i ligë, perspektiva e marrëdhënieve biletarale [ShBA-Serbi] janë të ndritshme dhe premtuese”, shkroi Gjuriq.

“Sot, shijova orë diskutimesh frymëzuese mbi marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër peizazhin vjeshtor të Washington DC-së në shoqërinë e mirë të Gabriel Escobar. Ndryshe nga moti i ligë, perspektiva e marrëdhënieve biletarale është e ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriq.