Gjuriq reagon ndaj hapjes së pikave të shitjes në veri, ka një mesazh për presidentin Thaçi
I ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për të hapur pika të shitjes në komunat veriore.
Sipas tij, kjo e ka konfirmuar papërgjegjshmërinë e politikës së Hashim Thaçit, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën është një ëndërr e rreme.
“Hapja e pikave të reja të shitjes nuk mund të ndihmojë Hashim Thaçin në karrierën e tij politike, e as qytetarët në Kosovë të cilët duan të jetojnë në paqe dhe siguri.”, tha Gjuriq.
Ai foli edhe për komunat shqiptare në Serbi. Gjuriq tha se në Preshevë, ku jetojnë shqiptarë, Bujanoc, ku gjysma e popullsisë janë jo shqiptarë dhe Medvegja, ku jetojnë një numër simbolik i shqiptarëve , jetojnë në paqe dhe kanë marrëdhënie normale me serbët.
“Ishte ashtu siç është sot dhe do të jetë përgjithmonë.”, u shprehë Gjuriq për idenë e bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.
Gjuriq në fund e ka quajtur ideologji urrejtëse idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën./Indeksonline/